Në kuadër të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e Qarkut Shkoder për vitin 2016 , më datë 23.08.2016

, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Stacionit të Policisë Fushë -Arrëz, është organizuar një operacion i gjerë i përbashkët në Pukë dhe Fushë Arrëz, kryesisht në vendet e quajtura “Lugina e Seftes” në fshatin Dom, si dhe në fshatin Mushte dhe Srriqe. Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera, janë arritur këto rezultate: Gjatë operacionit të organizuar në vendin e quajtur “Lugina e Seftes” fshati Dom janë kostatuar në 6 parcela 1060 bimë të dyshuara cannabis – sattiva. Në fshatin Mushte janë gjetur 640 degë bimesh të dyshuara narkotike në gjendje gjysëm të thara, si dhe 59.185 kg boçe të kesaj bime. U identifikuan autorët e dyshuar si dhe u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit : • Zef Gjergji, 56 vjec, banues në Lezhë, • Fran Frroku, 49 vjec, banues në Lezhë. Në vijim të veprimeve policore në fshatin Srriqe të Njesisë Administrative Qafë -Mali, Fushë – Arrëz, gjatë kontrollit janë konstatuar në 5 parcela 3686 bimë të dyshuara cannabis – sattiva. Gjithashtu gjatë kontrrolit të ushtruar u gjeten dhe u sekuestuan në cilesinë e provës materiale edhe : – 2 armë zjarri automatik mod-56, – 2 aparate telefoni celular. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autor i dyshuar i kultivimit është shtetasi B. P, 61 vjec, banues në Dukagjin i Ri , i cili u shpall në kerkim.

Artikulli paraprakFAMILJA SHQIPTARE NË RRËNOJAT E TËRMETIT NË ITALI
Artikulli tjetërBIE NUMRI I KËRKESAVE PËR KUPONAT E PASAPORTAVE BIOMETRIKE