Teksa Rusia po sulmon Ukrainën për ditën e pestë me radhë, Bjellorusia sot ka përgatitur një tryezë që palët të diskutojnë. Sipas BBC, Ukraina ka rënë dakord që të dërgojë diplomatët e saj në kufirin pranë Bjellorusisë, pavarësisht se Lukashenko ka deklaruar se është i gatshëm të dërgojë trupa për t’ju bashkuar pushtimit rus.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është gati, dhe pritet të vijnë delegacionet.”-tha ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Kjo e fundit ka publikuar dhe një foto të tryezës ku palët pritet të dialogojnë, ndërsa shihen flamujt rus dhe ukrainas.

Artikulli paraprakXHEMAL BUSHATI MERR MBËSHTETJEN NË GRUDË TË RE E DOBRAÇ
Artikulli tjetër85 ORË REZISTENCË’, ZELENSKY I BUZËQESHUR KRAH MINISTRIT TË TIJ TË MBROJTJES: KIEVI NUK I UL ARMËT, PO FITOJMË