Pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë brenda vitit 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein,

ka mbërritur në Tiranë ku po merr pjesë në tryezën e bashkëbisedimit “Çfarë pritet nga Shqipëria pas konkluzioneve të Këshillit të BE për çështjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat”.

Për Shqipërinë e rëndësishme është të bëjë detyrat e shtëpisë. Europa po vlerëson reformat dhe përpjekjet e bëra për këto reforma. Në Gjermani ne kemi një rregull që nuk funksionon gjatë gjithë kohës.

Ky rregull është që ne, politika në Gjermani luftojmë brenda vetes sonë brenda kufirit, por që jemi unik jashtë vendit dhe në raport me vendet e tjera kërkojmë të jemi sa më të unifikuar në qëndrim.

Nuk e di nëse ka vend tjetër me këtë lloj specifike, pasi çdo vend ka mënyrën e tij të funksionuari. E rëndësishme është të bashkëpunohet dhe jo të ketë përjashtim, të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë rrugëtim”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Ai apeloi që “duhet një opozitë që nuk bojkoton, por që mbështet reformat”.

Eurodeputeti tha se nuk ka asnjë kusht shtesë që i është vënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Përsa i përket qëndrimit skeptik të Francës dhe qëndrimeve të Presidentit Macron, Fleckenstein tha se “vendet që nuk ishin pro Shqipërisë, nuk e kanë me Shqipërinë problemin më shume se sa me vete BE-në.

Pra ato kërkojnë reformimin e BE para zgjerimit”.

Artikulli paraprakFLET BABAI I GRANIT XHAKËS: SHQIPTARËT NA KTHYEN 20 MIJË FISH GËZIMIN
Artikulli tjetërSTUDIMI PËR JETËGJATËSINË: PAS MOSHËS 105 VJEÇ ULET RREZIKU NGA VDEKJA