Maqedonia në muajin tetor të këtij viti do të përballet me një fluks të madh të emigrantëve, parashikojnë nga organizata joqeveritare Legis.

Sipas ekspertëve, këto pritje vijnë për shkak të pakënaqësisë së Turqisë, e cila ende nuk i ka marrë 6 miliardë eurot nga BE-ja kurse në territorin e saj tashmë ka 3 milionë refugjatë. Numri i refugjatëve të mbetur në Maqedoni është 250 të cilët gjithashtu BE-ja nuk dëshiron t’i pranojë në territorin e saj, edhe pse anëtarët e familjeve të tyre janë vendosur tashmë në disa vende evropiane. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk dje gjithashtu vuri në dukje se Evropa është pranë kufirit të mundësive të saj për të marrë një valë të re refugjatësh.

Artikulli paraprakISHTE NË “ARREST SHTËPIE”, SHQIPTARI I JEP FUND JETËS NË ITALI
Artikulli tjetërFUNDJAVA NË SHKUP – 30 TË LËNDUAR NË 36 AKSIDENTE