Shkrimtarja Flutura Açka, e cila ishte e pranishme në takimin që lideri demokrat Lulzim Basha zhvilloi me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

tha se masa e fundit që do të merret për mbrojtjen e teatrit do të jetë lidhja me zinxhirë.

Ajo e cilësoi këtë si një paralajmërim në rast se do të merret vendimi për prishjen e Tetarit Kombëtar.

“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit?

I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh.

Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”,u shpreh Açka.

Gjatë këtij takimi artistë dhe intelektualë mbajtën qëndrimet e tyre lidhur me shembjen e teatrit por edhe me situatën politike në vend.

Artikulli paraprak19 MIJË SHQIPTARË APLIKUAN PËR AZIL NË BE NË 2018-N,TË PARËT NË BOTË NË RAPORT ME NUMRIN E POPULLSISË
Artikulli tjetërLIMOS DIZDARI TREGON KUR RAMA DONTE TË PRISHTE TEATRIN PËR TË NDËRTUAR NJË TË RI ME PARATË E GREQISË