FNSH kontrolle , sekuestrohen 100 kapsolla shpërthyese dhe drogë

 

Policia e Dibrës në bashkëpunim e FNSH-në e Tiranës ka ngritur postblloqe në Dibër me qëllim rritjen e sigurisë dhe kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e trafikut të drogës. Në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” në rrugën nacionale-Shupenzë-Peshkopi, u sekuestruan kapsolla alumini shpërthyese. Ato u gjetën gjatë kontrollit në një makinë “Land Rover” që drejtohej nga Fatjon T., të fshehura poshtë sedijes së shoferit. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në një tjetër automjet tip “Land Rover”, me targa angleze N686SRË, me drejtues mjeti 32-vjeçarin Kleo Kaleshi, u gjet një sasi kanabisi. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte 30 gram kanabis sativa.

Artikulli paraprakAVIONI LUFTARAK RUS SU-27 HIDHET NË SULM NDAJ AVIONIT B-52 AMERIKAN
Artikulli tjetërULQINAKU, ZËRI I RINISË SHKODRANE