Policia e Shkodrës ka zbarkuar në plazhin e Velipojës duke ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga persona të ndryshëm me shezlone.

Aksioni është paralajmëruar nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi se do të jetë shumë shpejtë.

Mbi 150 forca policie të përbërë nga grupi i FNSH, Shqiponja dhe shërbime të tjera të komisariatit të policisë vendore në orët e vona kanë mbërritur në Velipojë duke nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Janë përdorur mbi 12 kamionë për të ngarkuar shezlonet. Policia, me në krye drejtorin Vehbi Bushati ka mbërritur në të gjitha ato pika që kishin zënë hapësirat në mënyrë të paligjshme.

Janë rreth 1 mijë shezlone që janë sekuestruar nga forcat e policisë në disa parcela të ndryshme në plazhin e Velipojës.

Me disa prej pronarëve forcat e policisë kanë debatuar por më pas ka vijuar normalisht puna dhe policia ka mundësuar lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht. Tashmë duhet pritur nëse këto hapësira do të jenë të lirshme për pushuesit apo të zihën sërish.

Kjo është hera e parë që të gjitha institucionet bashkërendojnë punën për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës duke qenë se situata ka qenë e njëjtë edhe më përpara por askush nuk ka ndërhyrë.

Artikulli paraprakKROACIA FINALISTE E KUPES SE BOTES,MUND ANGLINE 2-1
Artikulli tjetërKATËR GJËRA QË DUHET TË BËNI ÇDO MËNGJES PËR TË QENË MË SHUMË PRODUKTIVË