Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në aktivitetin Forca e Ligjit, ka thënë se Policia e Shtetit po zhvillon operacione dhe hetime në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të vendeve të huaja.

Xhafaj tha se policia e Shtetit është duke zbatuar detyrën. Sipas ministrit, është opozita që sulmon Policinë e Shtetit pavarësisht nga rezultatet e operacioneve të Policisë.

Po hetojmë bandat kriminale. Këto rezultate që paraqesim sot në këtë takim duan seriozitet dhe sakrifica. Duan të na zbrapsin. T’ja dalim me sukses në këtë aksion.

Burra dhe gra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe drejtuesit, kanë treguar profesionalizëm, kjo ka bërë që të rritet besimi. Rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia. Politika ka interesa të ngushta lidhur me punën e policisë, i komenton sipas interesit politik.

Ky lloj debati degradon në shpifje. Është e rëndësishme që gjykimi duhet të konsiderohet nga rezultatet e punës. Një tregues tjetër që ka vullnet. Si Ministër i Brendshëm bashkë me ekipin tim jemi të angazhuar. Siç na është pohuar në takimet me jashtë vendit na është pohuar forcimi i bashkëpunimit.

Po zhvillojmë operacione dhe hetime të përbashkëta. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Raporti njeh dhe vlerëson progresin e Shqipërisë në këto fusha. Rekomandimet janë që të vijojë puna e nisur. Ne jemi duke i lexuar me vëmendje vlerësimet e raportit. Ju siguroj se ato do të gjejnë mbështetje.

Masa dhe pritshmëri deri në qershor 2019. Siç kemi bërë dhe më herët, kam kënaqësi t’ju kërkoj komente. Ky dokument është në punim e sipër pas kontributit tuaj. Të nderuar pjesëmarrës, lufta kundër krimit nuk është sipërmarrje e thjeshtë.

Kërkon sakrifica njerëzore, t’ju jemi mirënjohës atyre që përballen çdo ditë me krimin. Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre.

Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete.

Në këtë aktivitet ku pritet të bëhen publik rezultatet për punën e Policisë së Shtetit, është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Artikulli paraprakKOORDINATORI I OSHEE: VELIPOJA S’DO KETE PROBLEME ME ENERGJINË
Artikulli tjetër‘BALILI’/DONALD LU: DËSHTUAN PROKURORIA, POLICIA DHE QEVERIA, S’KANË VULLNET PËR TA ARRESTUAR