Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 16:30 me Arabinë Saudite. Ndeshja e Abu Dhabi është miqësore për dy skuadrat, që përballen për herë të parë në histori. Trajneri Edy Reja ka vendosur që këtë duel ta zhvillojë me elementë nga Superliga dhe lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion.

Në portë italiani pritet të hedhë Kastratin, që po bën mirë në Serie B. Në mbrojtje luan Gurishta, Bitri, Janku dhe Turkaj, teksa mesi i fushësi takon Deliut, Tolit, Kallakut dhe Mitajt, në sulm Xhixha dhe Cikalleshi. Nuk përjashtohet mundësia që Reja të ndryshojë elementë të caktuar në minutat e fundit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Janku, Turkaj, Deliu, Toli, Kallaku, Mitaj, Cikalleshi, Xhixha

Artikulli paraprakKOMUNITETI EGJIPTIAN KËRKON RIKONSTRUKSIONIN E BANESAVE
Artikulli tjetërFORUMI RAJONAL I OBSH PËR SHËNDETIN E TË RINJVE, MANASTIRLIU: PËR HERË TË PARË INTEGROJMË SHËRBIMET SOCIO-SHËNDETËSORE