Ditën e sotme Eduard Prodani ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku tregon se do të jetë Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës

Në postimin e tij në Facebook, Prodani shkruan:

ANETAREVE TE SHOQATES RAJONALE TE FUTBOLLIT TIRANE

Me ne fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm te zgjedhjeve ne Shoqatën Rajonale te Futbollit te Tiranës. Beteja për transparence dhe lufta për drejtësi ja vlejti.

Tashme Tirana do te ketë një përfaqësi te vërtetë për futbollin e ne shërbim te futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do te jem zëri juaj dhe avokati i tere komunitetit te futbollit ne Kryeqytet.

Falenderoj te tere ata qe me besuam, me inkurajuan dhe me mbështeten ne ketë përpjekje.

Mezi pres t’ia nisim punës se bashku!

Artikulli paraprakKANDIDATI BUSHATI: TI RIKTHEJMË DINJITETIN SPORTISTËVE
Artikulli tjetërHAPET FERRI? PUTIN MUND TË NDRYSHOJË TAKTIKË/ BRENDA ARSENALIT ME BOMBA VAKUM, RAKETA BRESHËRI DHE BOMBA THËRRMUESE NDËRSA KIEVI PËRGATITET PËR NJË SULM TË RI