Në një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë pas 4 vitesh në drejtim drejtori i fototekës kombëtare Marubi, Luçian Bedeni bën bilancin e punës së tij.

Pranon vështirësitë ndërsa tregon se në prill ose maj do të përfundojë ndërtesa e re ku do zhvendoset fototeka e cila është ende në ndërtim e sipër. Muzeu Marubi thotë drejtori Bedeni tashmë është një realitet i ri jo vetëm për Shkodrën por edhe kulturën kombëtare. Restaurimi i fotografisë me një prej emrave më të njohur në botë për restaurimin është një tjetër arritje që do kthehet në realitet shumë shpejt. Në muajin mars pritet që të publikohen edhe rreth 60 mijë foto të tjera nga arkivat e Marubit duke shtuar kënaqësitë tek publiku i gjërë dhe duke i dhënë një tjetër hov emrit të fototekës.

Artikulli paraprakGREQIA TRONDITET NGA TËRMETI I SHKALLËS 5.2 BALLË
Artikulli tjetër“ANA E MALIT”, 200 HA NËN UJË, CENI: SHKAK BLLOKIMI I KANALEVE KULLUESE