Prej 20 vitesh rreth 150 banorë të fshatit Prekal vuajnë mungesën e sistemit vaditës i cili është mjaft jetik në këtë pëeriudhë.

 

Është kryeplaku Marash Pjetra i cili ngre këtë shqetsim. Ai thotë se banorët janë të detyruar që me pompat e tyre të tërheqin ujin në përrua duke e përçuar kështu tek të mbjellat.

 

Kryeplaku Pjetra bën thirrje që pushteti vendor të paktën ti kompensojë për naftën që shpenzojnë për tërheqjen e ujit në përrua.

 

Bujqësia është e vetme e ardhur që kanë këta banorë dhe mungesa e sistemit vaditës ua vështirëson më shumë situatën.

 

Fshati prekal është një nga zonat me territorin më të vështirë të qarkut Shkodër dhe për pasojë vëmendja e institucioneve përgjegjëse lë shumë për të dëshiruar.

 

Në të nuk është kryer asnjë investim duke lënë kështu një vend të vizituar nga turistë vendas dhe të huaj ti ngjajë një mesjete.

 

Artikulli paraprakMOLLA: UJËSJELLËSI I RETHINAVE NË 2019-ën
Artikulli tjetër“BASHKIA NË SFIDË ME MBETURINAT”