Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar nga detyra e trajnerit të kombëtares së femrave, ish-futbollistin Armir Grima.

Ai u arrestua operacionit policor “OAZ”, krahas 11 anëtarëve të tjerë të bandës. Ky operacioni u realizua nga RENEA dhe FNSH mbrëmjen e të premtes në Shkodër dhe Tiranë.

Burime pranë FSHF thanë se pezullimi do jetë i përkohshëm, deri në përfundim të hetimeve. Armir Grima akuzohet nga prokuroria se ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve.

Përgjimet telefonike dhe bisedat e zhvilluara mes Grimës edhe anëtarëve të grupit kriminal, fundosën trajnerin e kombëtares së femrave. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-futbollistin e Vllaznisë.

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKODRES,”ARREST ME BURG” PER SAFET BAJRIN
Artikulli tjetërZJARR I MADH, NJË GROPË ME SERË PËRFSHIHET NGA FLAKËT