Edhe pse vera po i afrohet fundit, frekuentimi i Shëngjinit vijon të jetë maksimal. E gjithë vija bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kune, është është e populluar në këtë ditë gushti, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptaret e kosovës.
Pushuesit shprehen të kënaqur me Shëngjinin, duke e cilësuar si një nga destinacionet më të mira për pushim verore, falë bukurive natyrore, çmimeve të përballueshme dhe mikpritjes së vendasve.
Supas të dhënave nga operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese, pritet që edhe muaji shtator të jetë pozitiv për turizmin, me prenotime që sinjalizojnë vazhdim të sezonit turistik.Ndërkohë fokusi i pushtetit vendor dhe sektorit privat edhe këtë sezon është përqendruar në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, për të garantuar një eksperiencë sa më të mirë për turistët vendas dhe të huaj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“BUNA FEST” NË DAJÇ
Artikulli tjetërSHKOLLA “ARBEN BROCI”, ZGJEDHJE E PARË PËR SHUMË TË RINJ