Në Shkodër rënien e Vllaznisë në një kategori inferiore e quajnë një dramë të vërtetë por gjithësesi për ta ishte një fakt i pritshëm.

Për Star Plus qytetarët shkodranë shpehen se gjithashtu ata kanë besim se Vllaznia do të rikthehet shumë shpejt në elitën e futbollit shqiptarë.

Në Shkodër dhe qytetarët e saj skuadra kuqeblu dhe futbolli janë një nga kënaqësitë kryesore të tyre. Madje për shumë kënd Vllaznia mund të quhet edhe si fe dhe rënia e saj nga kategoria ëshët komentuar gjerësisht si një dramë e pritshme prej disa vitesh.

Pavarësisht se kjo mund të quhet si një nga periudhat më të këqia të Vllaznisë ka nga ata që mendojnë me optimizëm se ekipi kuqeblu do të ringrihet shumë shpejt.

Artikulli paraprakGJYKATA E VLORËS, PAS ARRATISJES SË TË DËNUARIT POLICIA ÇON FORCA SHTESË
Artikulli tjetërKLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A, NDJESE TE MADHE PUBLIKE SHKODRANEVE