Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve, atmosfera në qytetin e Koplikut duket mjaft e vakët, kjo e ndikuar edhe nga punimet që po kryhen për rikonstruktimin e qendrës së qytetit.

Punimet kanë penalizuar jetën në qytet, ndërsa hyrja akoma nuk është hapur. Ashtu si ditët e para të punimeve, automjetet detyrohen të përdorin rrugicat e lagjeve deri në qendër të qytetit. Pavarësisht se nuk ka patur asnjë shkëputje gjatë procesit të punimeve, mesa duket, duhet shumë kohë që Kopliku ti rikthehet normalitetit. Ky fundvit pritet të kalojë në heshtje dha pa shumë festime, ndërsa situata mund të zgjasë edhe disa muaj të tjerë. Deri tashmë është përmbyllur vetëm një përqindje e ulët e asaj që parashikon projekti. Në pjesët anësore të trotuarit dhe në bizneset përreth nuk janë shtrirë akoma punimet, çka do të thotë se punimet do të mbajnë të mbyllur edhe pak kohë qendrën e qytetit. Sipas deklarimeve të bashkisë, ky projekt pritet të përfundojë brenda muajit qershor, pikërisht para zgjedhjeve të ardhshme parlamenmtare.

Artikulli paraprakGJYQI NDAJ A.LLAZANI, PROKURORIA ZVARRIT PROCESIN
Artikulli tjetërPD VAU DEJËS, NË FESTËN E FUNDVITIT