Policia e Romës ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar në zonën e Fidene Serpentara në via Pelagosa pasi u kap me rreth 1 kg kokainë dhe kanabis në makinën e tij.

Ai u kap në flagrancë nga autoritetet italiane pasi u pa duke i dorëzuar diçka një personi tjetër, veprim që solli edhe ndërhyrjen e tyre.

Nga kontrolli i menjëhershëm i agjentëve u mundësua gjetja e 401 gramë kokainë, 210 gramë hashash dhe 6 gramë marijuanë, ndërsa në kontrollin e kryer në një garazh u gjetën 1164 gram hashash dhe 583 gram kokainë.

Megjithatë, shqiptari iu shmang qelisë pasi Gjykata urdhëroi zbatimin e masës së arrestit në shtëpi për 36-vjeçarin.

Artikulli paraprakPD NJOFTON PROTESTËN E PARË PËR NAFTËN: TË SHKRIHET ‘BORDI I TRANSPARENCËS’
Artikulli tjetërEDICIONI I 15-të I “LOJRAVE POPULLORE FEST”