Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit. Burimet nga policia kanë bërë të ditur se që nga drejtori i Policisë e deri tek shefat e sektorëve janë larguar nga detyra.

Largimet mësohet se kanë motivacion ngjarjen e fundit të ndodhur në Elbasan ku një automjet përplasi makinën e policisë, por edhe përplasjet që kanë ndodhur mes fiseve Çelaj dhe Çapja dhe paaftësinë e drejtuesve të policisë për ti sheshuar.

Ndërkohë mësohet se shkarkime të drejtuesve priten edhe në komisariatin e policisë së Lushnjes, pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur disa ditë më parë, autorët e së cilës vijiojnë të jenë në kërkim. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako po zhvillon konferencë për mediat. Pas shkarkimi të drejtorit të policisë, është emëruar Altin Qato.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakU QËLLUA ME THIKË NGA NIPI, VDES PAS 6 DITËSH NË SPITAL GJYSHI
Artikulli tjetërU KAP ME 12 DOZA KOKAINE, GJYKATA E LE NË BURG