Ende pa nisur mire, fushata elektorale e zgjedhjeve te 25 Qershorit eshte tensionuar ne Bashkine Vau Dejes.

Faktikisht ka qene perfshirja e efektiveve te policise te cilet kane shkaktuar nje situate aspak normale me operatorin e kandidatit per deputet ne qarkun e Shkodres Gjoke Uldedaj. Joni Krajni, ne nje interviste per mediat rrefen ate cfare ka ndodhur nderkohe qe ka denoncuar edhe perfshirjen e shefit te komisariatit te Vau Dejesit. Ai i ben thirrje, policise se Shkodres dhe prokurorise qe te zbardhin sa me pare kete ceshtje. Nuk eshte hera e pare, ku ne Bashkine Vau Dejes ngrihen pretendime per nje sjellje aspak normale te policise ndaj qytetareve nderkohe qe tashme, uniformat blu edhe pse e kane te ndaluar po perfshihen ne te tilla ngjarje.

Artikulli paraprakBASHA NË VAUN E DEJËS: S’KA MË KOALICION,PS-LSI JANË BËRË COPË COPË
Artikulli tjetërTIRANË, ZHDUKEN DY VËLLEZËR AMERIKANË 14 E 17 VJEÇ