Fushata në PD, Selami e Basha përplasen për lidhjet me Soros

Dy kandidatët që garojnë për kreun e PD, Basha dhe Selami kanë shkëmbyer replika në lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e Sorosit. Gjatë prezantimit të platformave respektive para demokrateve korçare, njeri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatët se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin. Selami është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizatë, ndërsa fakti, që bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros, nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e tij. Edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin duke e konsideruar organizatën e tij si mbështetëse të socialistëve dhe Ramës. Selami-Bashës: Ke marrë bursë nga Soros Selami i ka kërkuar Bashës të tregohet i sinqertë dhe të tregoje, që bursën në Holandë e ka marrë pikërisht nga Sorosi. Madje, Basha dhe Grida Duma, ka vijuar Selami e kane falenderuar publikisht Xhorxh Sorosin për mundësinë e studimeve dhe për këtë ka edhe filmime. Por Basha nuk ka pranuar argumentin e Selamit duke u shprehur se bursa e tij nuk është financuar nga Soros, por nga një tjetër fondacion.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN TIRANË-ELBASAN, 2 MAKINA PËRPLASEN KOKË MË KOKË.
Artikulli tjetërGRABITEN 1 MILIONË LEKË PRANË GJYKATËS SË APELIT, PLAGOSET ME THIKË NJË PERSON