Fustani që princeshë Diana mbante veshur në ballon shtetërore të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë ka dalë në ankand në vlerën e rreth 320-380 mijë $. Kjo është edhe një nga veshjet ikonike të princeshës së ndjerë për Amerikën, e cila gjatë mbrëmjes vallëzoi edhe me aktorin John Travolta.

Fustani i mbrëmjes që princeshë Diana mbante veshur kur vallëzoi me John Travoltën në darkën shtetërore që u mbajt në 1985 në Shtëpinë e Bardhë është nxjerrë në ankand në vlerën e 320-380 mijë dollarëve.

Fustani kadife në ngjyrë blu, në gjatësi deri poshtë gjurit, është një nga veshjet më të njohura të princeshës e cila ndërroi jetë në vitin 1997.

Ky do të jetë një nga tre fustanet e nxjerra në ankand në Londër të quajtur “Pasioni për modën”.

“Ishte hera e parë që Diana dhe Charles vizitonin Amrikën si çift, dhe ishte një moment I rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur interes shumë të madh në Britani, por edhe nga Amerika sepse kjo është një nga veshjet ikonike të Dianës për Amerikën”, u shpreh drejtuesja e Ankandit Kerry Taylor.

Ajo shpjegon se fustani është blerë në vitin 2013 për 2 600 $, nga një zotëri romantik, i cili ia bëri dhuratë bashkëshortes së tij. Pasi ka kaluar shumë vitë I mbyllur në garderobë, ata mendoi që ka ardhur momenti për të sjellë fustanin në vëmendjen e publikut.

Një javë më parë edhe aktoir, Travolta e ka sjellë në vëmendje vallëzimin e famshëm më princeshën duke u shprehur se ishte shumë nervoz atë mbrëmje. “Unë nuk e dija se do të kërceja me princeshën deri sa mbërrita atje, pasi ish Zonja e parë e Amerikës, Nancy Reagan nuk më kishte treguar se une od të isha princi I mbrëmjes”, u shpreh Travolta.

Në ankand do të jenë edhe disa artikuj të tjerë të markave luksoze si Balenciaga, Versace, Chanel etj.

Artikulli paraprakREAGIMI I TË BURGOSURVE DHE AUTORITETEVE TEKSA QELITË LËKUNDESHIN NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT
Artikulli tjetërSOT AFATI I FUNDIT PËR KREUN E SPAK, 3 KANDIDATË NË GARË