Një lajm i rëndë është shpërndarë në minutat e fundit, fillimisht në faqen e tij zyrtare e pastaj në mediat holandeze.

Johan Cruyff e ka humbur luftën me kancerin, duke i mbyllur sytë përfundimisht. Sporti i futbollit humbet njërin nga yjet e vet më të ndritshëm, futbolli holandez “mbretin” e vet, Barcelona ideuesin e “tika-taka”. Një legjendë e gjallë më pak për futbollin. Familja ka dhënë e para lajmin e hidhur, që ka pikëlluar mbarë globin: “Me pikëllim njoftojmë se Johan Cruyff (68 vjeç), i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të ashpër kundër kancerit, ka vdekur në Barcelonë, më 24 mars. Ne ju nxisim që të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohë të trishtuar dhe të vështirë.” Kampioni i botës së futbollit vitet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë nga kanceri. Ai kishte deklaruar se do e fitonte edhe këtë betejë por në fund ishte sëmundja ajo që triumfoi. Lajmi për ndarjen nga jeta të Johan Krujf jepet edhe në sajtin e tij zyrtar ku thuhet: “Johan Krujf ka ndërruar jetë në Barcelonë në moshën 68-të vjeçare pas një beteje me kancerin”. Krujf ka qenë një nga futbollistët më të mëdhenj por edhe një trajner që bëri epokë. Ai është edhe tre herë fitues i Topit të Artë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MËSUESJA E FISKULTURËS HUMB JETËN NË ORËN E MËSIMIT
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE, MASA PËR ZHBLLOKIMIN E AKSIT QAFË THORE -THETH