Lorik Cana pritet që ti japë lamtumirën Kombëtares shqiptare.

Kapiteni i kuqezinjve, duke e përjetuar pjesëmarrjen në Evropian me fanellën e Shqipërisë si kulmin e karrierës së tij të pasur sportive. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në një nga televizionet, Lorik Cana la të kuptohet se në mendjen e tij vendimi për ti dhënë lamtumirën Kombëtares është pjekur duke paralajmëruar së shpejti dhe zyrtarizimin e tij. Mbi 90 ndeshje me kombëtaren pjesë e së cilës është që nga viti 2003, por mbi të gjitha simbol dhe model për tu ndjekur, gjithmonë i gatshëm për tu sakrifikuar, një lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, Lorik Cana mbetet padyshim një ikonë e përfaqësueses kuqezi.

Artikulli paraprakPROJEKTET E BE, “HORIZONT 2020”
Artikulli tjetërGRABITET NJË LOKAL NË LAGJEN “NDOC MAZI”, POLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT