Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona të Italisë ka humbur jetën në ujërat e Liqenit të Maggiore. Mediat fqinje shkruajnë se viktima, Festim Brankollari u nxor nga ujërat e liqenit disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Zhytësit që nxorën trupin e pajetë erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan për ngjarjen. Alarmi fillimisht u dha në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm kur një grup turistësh panë nga dritarja përpjekjet dëshpëruese të shqiptarit në ujërat e liqenit.

Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin.

Shqiptari

Artikulli paraprakSIMBOLI I EKSODIT/ NËNA ME FOSHNJEN NË GJI DHE 20 VITE MË PAS
Artikulli tjetërVITI I NDRYSHIMEVE TË MËDHA, ÇFARË PO NDODH ME SISTEMIN BANKAR