Galeria e Arteve në Shkodër e nisi këtë vit me një ekspozitë të artistit nga Kosova Guri Çavdarbasha. Skulptori vjen për herë të parë në Shkodër me punimet e tij në ekspozitën e quajtur “Brikolage” duke sjellë skulptura prej qeramike.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër, Fatmir Juka vlerëson skulptorin Çavardarbasha për skulpturat e tij prej qeramike.

Kurator i ekspozitës “Brikolage” është artisti shkodran Zef Paci i cili thotë për autorin e kësaj ekspozite se “Çavdarbasha kryen do veprime përmes të cilave e shkëput tullën prej bashkëjetesës së saj të zakontë me ndërtesën e mjedisin përreth dhe, duke e izolue, e ven, me nji akt autoriteti, në vendin e gjanave që soditen”. Guri Çavadarbasha lindi në vitin 1982 ndërsa është djali i artistit të njohur nga Kosova Agim Çavdarbasha. Nga viti 2018 Guri Çavdarbasha është pjesë e fakultetit të arteve në universitetin e Prishtinës, si pedagog i lëndës së skulpturës.

 

 

Artikulli paraprakSHIU PUSHOI, POR SHKARKIMET NGA VAU I DEJËS U DYFISHUAN! PËRKEQËSOHET SITUATA NË SHKODËR, 1400 HA TOKË DHE 30 BANESA TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërSEANCA PLENARE, BERISHA DHE DEPUTETËT E PD BLLOKOJNË FOLTOREN