Gara për kryeprokuror, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët
Me 11 nëntor do zhvillohen intervistat publike nga KLP për kandidatët Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Tashmë rruga është e hapur për pëzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, pasi prej dy vitesh Arta Marku qëndron në krye të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme si e përkohshme. Tre kandidatët, do të prezantojnë platformën e dhe strategjinë e tyre si dhe do i përgjigjen pyetjeve të trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zyrtarisht tre janë kandidatët të cilët mund të bëhen Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. I katërti, Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP por edhe pse ankimoi vendimin dhe e paditi institucionin, Gjykatën Administrative të Apelit e rrëzoi duke zhbllokuar ngërçin e krijuar pikërisht nga Alushaj në garën për kryeprokuror.

Artikulli paraprakSTOLTENBERG: PO VLERËSOHET SI MUNDËSI NJE BAZË DETARE E NATO-S NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërGREQIA ASGJËSON 60 TON PERIME SHQIPTARE