Gati prangat për 30 drejtues policie, pjesë e grupit të Moisi Habilajt

Jo pak, por të paktën 30 oficerë policie të cilët janë evidentuar si lidhje e grupit të drogës të Moisi Habilajt. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë hapur një hetim për grupin e Habilajve. Emrat mësohet se janë zbuluar nga policia italiane gjatë përgjimeve të kryera për zbulimin dhe shkatërrimin e grupit që po trafikonte sasi të mëdha droge nga Shqipëria për në Itali. Mësohet se emrat kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë sjellë bashkë me dosjen e Habilajve. Emrat mësohet se janë të drejtuesve të policisë në Vlorë dhe Fier gjatë viteve 2013-2017 dhe të Delta Forcë, repart special i ngritur për të patrulluar brigjet në Vlorë.

Artikulli paraprakKRAJA: VLLAZNA B PREJ DISA KOHËSH PA RROGA
Artikulli tjetërBANDA E HEROINËS NË PARMA, ARRESTOHET I KËRKUARI SHQIPTAR