Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njofton një tjetër reformë në trupën diplomatike. Gent Cakaj, ka njoftuar se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuara. Ai tha se do të merren masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.

“38 konsuj nderi të Shqipërisë, përdorin një automjet me targa kombëtare dhe me një shenjëNë shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.

Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike.

Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.

Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme” u shpreh Cakaj.

Artikulli paraprakITALIA, 30 MIJË KUOTA PËR PUNË SEZONALE PËR 2019…EDHE PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, ADEMI DHE LLESHAJ DEBAT PËR VRASJET