Sonte në emisonin Star Sport në ekranin e televizionit Star Plus në një lidhje Skype ishte komentator Gentjan Alinani I cili analizoi lojën e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Alinani u shpreh se Kombëtarja arriti rezultate historike këto ndeshje me 4 fitore 1 barazim dhe kjo sipas tij falë trajnerit Sylvinho I cili po merr më të mirën nga kjo skuadër. Gentjan Alinani theksoi se kombëtarja ka bërë historinë më të mirë në fazat eleminatore. Ndërkohë I pyetur për çështjen e Brojës që thuhet se ka thyer rregullat e grumbullimit komentatori Alinani tha se nuk ka informacione dhe nuk e di nëse janë të vërteta.

Artikulli paraprakVIZITA E PARË ZYRTARE, MBËRRIN NË TIRANË PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON
Artikulli tjetërERSI ÇAKU: KOMBËTARJA MË E MIRË NË HISTORI