Partia Demokratike e Italisë, forca kryesore e qendrës së majtë, ka shpallur listën zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj të këtij viti.

Ndër kandidaturat e kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, është edhe emri i një kandidateje nga komuniteti italo-shqiptar: Gerarta Ballo.

Ajo e ka nisur jetën e saj në itali në moshën 11 vjeçe dhe ka qenë gjithmonë aktive ndër vite si pjesë e komunitetit shqiptar të Italisë.

Ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata të cilat lidhen ngushtë me aktivitetin e saj për të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta.

Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Ajo ka punuar për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.Ballo është angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh.

Gjithashtu, është marrë me krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve për promovimin e Shqipërisë.

Mbështetje të gjerë ka marrë edhe nga komuniteti shqiptaro-italian dhe miq të shumtë italianë, sidomos në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRAFIK MUNICIONESH DREJT GREQISË, GREKU ME 800 FISHEKË ARRESTOHET NË KAKAVIJË
Artikulli tjetërEUROBAROMETRI, BIE MBËSHTETJA PËR ZGJERIMIN E BE-SË