Biblioteka “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës gjatë gjithë muajit Nëntor do të organizojë një sërë aktivitetesh kultorore. Sipari i këtyre aktiviteteve u hap këtë të enjte në kuadër të

politikave nxitëse të leximit nën moton “Lexoj, pra jam” , nga kopshti “Zemra e Gëzuar”.

Ishte shkrimtari Xhahid Bushati i cili u foli femijeve mbi rëndesinë e të lexuarit.

Aktivitete të tilla do të ketë gjatë gjithë muajit Nëntor. Përveç kopshteve pjesëmarrës do jenë të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës të cilat do të edukohen mbi rendesine e leximit.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TAKOHET ME BANORËT E BYPASS-it
Artikulli tjetërVUKATANË, VARFËRIA “GJUNJËZON” FAMILJEN FERRACAKU