Disa ditë më parë është hedhur shorti për kampionatin e basketbollit në femra dhe meshkuj i cili do të startojë këtë fundjavë.

 

 

Basketbollistët shkodran do të presin skuadrën e Teutës së Durrësit, trajneri Bledar Gjeçaj në një intervistë për Star Plus shprehet se skuadra nuk ka pasur shume kohe ne dispozicion por po përgatitet për këtë fillim kampionati. Nder te tjera Gjeçaj shprehet i kënaqur me basketbollistet dhe performancen e tyre.

 

Trajneri Gjeçaj shprehet se në pjesën e parë të këtij kampionati synimi i tyre është që ti aktivizojne te gjithe lojtaret dhe vendin e katërt ose të pestë në renditje. Gjithsesi rikthimi i rezultateve maksimale tek Vllaznia Basket sipas trajnerit Gjeçaj duhet ti presim ne fazën e dytë të kampionatit ku edhe përgatitja fizike e basketbollistëve do të jetë në nivelet e duhura. Ndër të tjera trajneri Gjeçaj tregon se tashmë çdo gjë është zgjidhur përsa i përket edhe mosmarrëveshjeve që kanë pasur më Bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA VOLEJ, ME SKËNDËRBEUN NJË NDESHJE E VËSHTIRË
Artikulli tjetërRRETHINA, NIS REHABILITIMI I RRUGËVE