Një vajzë është mbytur në kanionin e Holtës pasditen e sotme. E ndërsa 4 fëmijë u shpëtuan, një vajzë e moshës rreth 20-vjeçe është gjetur e mbytur. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e një të riu dhe një burri rreth 50 -vjeç.

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se katër turistë janë shpëtuar, ndërsa për tre të tjerë vijojnë ende kërkimet në kanionin e Holtës.

“Është një situatë në kanionet e Holtës ku vizitohet shpesh në fundjavë. Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, Nje vajze ugjrnd e mbytur mbeten për t’u kontaktuar një djalë 20 vjec dhe një burrë rreth të 50-ave .

Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar.

Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë” tha ai.

Mesohet  se vajza që u mbyt në kanionin e Holtës Tila Sollaku është  24 vjeçe nga Lushnja. Ajo kishte shkuar së bashku me 32 persona të tjerë nga Puka të ndarë në dy grupe. I pari përbëhej nga 18 persona, ndërsa në grupin e dytë ku bënte pjesë edhe vajza që u mbyt ishin 15. Grupet nuk kanë qenë të organizuara mirë.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE SHKATËRRUESE NË GREQI, DËMTOHEN RRUGË DHE BANESA
Artikulli tjetërMAKINA SHPËRTHEN NË FLAKË SAPO SHOFERI DEL PREJ SAJ