Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë ambasadës amerikane në Tiranë.

Valixhja e dyshimtë është gjetur në rrugicë përkrah ambasadës dhe kaq është dashur të ngrihet alarmi. Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë nisur punën për të “evakuuar” prej andej valixhen. Ende nuk dihet nëse ndonjë student e ka harruar valixhet aty pranë, duke qenë se rruga të çon drejt Qytetit Studenti. Policia ka rregulluar me kordon sigurie zonën.

Artikulli paraprakHAPET KOLOSEU PËR HERË TË PARË PAS 40 VITESH
Artikulli tjetërPRODHUESIT NË KËRKIM TË TREGUT!