Peshkatari 58-vjeçar, i cili humbi mëngjesin e sotëm kontaktet me familjarët, është gjendur.

Sipas burimeve policore, Dylber Mimini është gjetur me varkë në pjesën maqedonase të liqenit të Ohrit.

Pasi është vendosur në kërkim të tij, ka qenë policia e shtetit fqinj ajo që ka mundur ta gjejë. Mësohet se 58-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Personi në fjalë, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, u shpall i humbur mëngjesin e sotëm, pasi kishte dalë për të peshkuar në liqen. Kanë qenë familjarët e tij ato që e kanë denoncuar rastin në polici

Artikulli paraprakKANOSEN ME ARMË GJAHU, ARRESTOHET NJËRI NGA VËLLEZËRIT
Artikulli tjetërREAGON GRUEVSKI: HUNGARIA KA PRANUAR KËRKESËN PËR AZIL