Një shofer shqiptar në Itali është ndaluar nga policia rrugore pas një shkeljeje dhe për këtë është dënuar me gjobë të lartë.

Ai kishte ndaluar në një vend që nuk lejohej qëndrimi i mjetit, ndërsa është kapur nga policia duke montuar tahografin. Për këtë u ndëshkua me gjobën e pabesueshme prej 6283.20 euro.

Megjithatë gjoba nuk mjaftoi për shqiptarin. Autoritetet italiane vendosën edhe sekuestrimin e mjetit të transportit për 23 muaj. Gjithashtu i ka hequr 10 pikë nga patentat edhe shoferit.

Artikulli paraprakNJË AUTOBUS I PRISHUR DHE NJË AKSIDENT BLLOKOJNË AUTOSTRADËN DURRËS – TIRANË
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ URUGUAI-ARABI SAUDITE 1-0