Gjatë refuzimit të kërkesës së Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ish-kryeministri është gjobitur me 5 mijë lekë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Gjoba e gjyqtares për të ish-kryeministrin Sali Berisha argumentohet se ky i fundit ka dorëzuar kërkesë të padrejtë. Sot Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Dy ditë më parë, avokatët e mbrojtjes së Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërsa këtë të hënë, kërkesën e tyre e konkretizuan me shkrim dhe e dorëzuan në sekretariatin e gjykatës, kërkesë e cila u rrëzua.

Artikulli paraprakVUÇIÇ FLET PËR PLANIN E BE-SË QË I ËSHTË DORËZUAR MË 21 TETOR
Artikulli tjetërMOTI SOT/ ALTERNIME VRANËSIRASH DHE INTERVALE KTHJELLIMESH! RESHJET E SHIUT PREZENTE NË VERIPERËNDIM