Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot masat e sigurisë për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi. Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Metën dhe në “detyrim paraqitje” Kryemadhin.

Pas këtij vendimi, ka reaguar për mediat avokati i Metës dhe Kryemadhit, Genc Gjokutaj. Ai tha se vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Gjokutaj shtoi se nuk i ka humbur shpresat, duke thënë se këta gjyqtarë do të nisin të dëgjojnë. Ai paralajmëroi se pas ndjekjes së rastit në shkallët e gjyqësorit shqiptar, nëse është e nevojshme, do e ndjekin atë edhe në gjykatën ndërkombëtare.

Genci Gjokutaj: Gjykata e Apelit është si GJKKO në mos më keq. Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është sorosifikuar. Z Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat. Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë opozita në burg dhe këta “korrin suksese çdo ditë”. Do konsumojmë të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, por nëse është nevoja do t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakKRYEMADHI AKUZA SPAK: FALSIFIKIME ME KEQDASHJE
Artikulli tjetërPROTESTA PARA KUVENDIT: PENSIONISTËT JANË FAKTOR, JO VIKTIMA