Pas kërcënimit të drejtorit të burgjeve Agim Ismaili, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se regjimi 41 Biss do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Gjatë një takimi me gazetarët ajo ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo strukturë e re.

Do të ketë një trupë speciale për të mbrojtur drejtuesit e burgjeve. Ministrja është shprehur se duhet investim në një strukturë të posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Burgjeve, për të shmangur mbrojtjen nga policia e cila ka shumë angazhime të tjera.

Mësohet se ministrja është shprehur se task forca anti-korrupsion do të ketë një strukturë të re me koordinatorë anti-korrupsion në 17 agjenci qendrore që nuk varen e Ministria e Drejtësisë, por agjenci ku perceptimi i qytetarëve është lartë, si tatimet, doganat,kadastra dhe agjencitë e arsimit dhe shëndetësisë.

17 koordinatorët e përzgjedhur do të jenë në nivel zv. drejtorësh. Kjo strukturë e ngritur me urdhër të kryeministrit do të ketë varësi institucionale nga agjencitë ku do të atashohen, ndërkohë që koordinator i anti-korrupsionit do të vazhdojë të jetë ministri i Drejtësisë

Gjonaj tha fokus për 2020 do të jenë qendra e teknologjisë dhe informacionit për drejtësisë, për manaxhimin e çështjeve si për prokurorinë dhe gjykatën. Ajo deklaroi se do të bëhet një marrëveshje me Italinë që të kartelat e të dënuarve të bëhen elektronikisht përmes një sistemi online, ku të regjistrohen hyrjet, daljet si dhe takimet gjatë periudhës së izolimit.

Artikulli paraprakBASHA DAKORD ME RAMËN: BANORËVE NË FSHAT LEKËT NË DORË PËR TË RINDËRTUAR SHTËPITË
Artikulli tjetërTRYEZA E VITIT TË RI, ÇFARË (NUK) DUHET TË HANI