Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 5 në kryeqytet. E frymëzuar nga takimet, Gjosha deklaron se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash dhe për të rikthyer demokracinë!

“Në njësinë 5, ku pata kënaqësi të takoja shumë zonja, të rinj dhe ata që kanë themeluar LSI-në. Entuziazëm, energji pozitive dhe vendosmëri janë tre karakteristika që prek në çdo takim, me çdo qytetarë. 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash, një sistem funksional dhe për të rikthyer demokracinë!”, shkruan Gjosha.

Artikulli paraprakDEPUTETJA KUSARI-LILA: HOTI TË TREGOJË ARSYEN E VËRTETË TË SHTYRJES SË TAKIMIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërMETA KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-EVE NË LUMIN VJOSË