Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nadir Shirokun i cili vetëm tre ditë më parë u kap nga efektivët e policisë me mina me telekomandë, pistoletë snajper.

Këtë masë trupi gjykatës e ka dhënë gjatë paradites së sotme, ku ndalimi ëhstë konsideruar i ligjshëm, pasi dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal i cili u kap gjatë muajit shkurt dhe mars.   45-vjeçarit Shiroku iu gjetën në banesë Dylbi Snajperi, Telekomanda, Karta telefoni,  Dylbi, Aparat fotografik, Bateri dhe bateri telefon celular, Ampermatës, Usb, Disa lloje kaçavidash, Disa lloje telefon celulare, Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë dhe Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)    Nadir Shiroku rezulton se është i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Artikulli paraprakLIVING – 16.04.2016
Artikulli tjetërITALI – SEKUESTROHEN 180 KG KOKAINË DHE MBI 1 MLN EURO, PRANGA 6 TRAFIKANTËVE