Gjykata pranoi kerkese e Prokurorise Shkoder per:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedures penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.Gjykata e Shkodres jep masat e sigurisë për drejtorin e hipotekës dhe punonjësen.

Ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit,

dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi, e cila rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Përveç sa më lart, gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka.

Artikulli paraprakARRESTIMI I KREUT TË HIPOTEKËS NË SHKODËR, REAGON MINISTRJA E DREJTËSISË
Artikulli tjetërGRABITJA ME ARMË ZJARRI NË VLORË, POLICIA JEP DETAJE PËR AUTORËT