Sulejman Ibrahimi, ish-kryetari i komunës Ishëm në zonën e Gjirit të Lalëzit është dënuar me 8 vjet burgim,për akuzën e “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë nga gjykata e Durrësit, e cila vendosi të deklarojë fajtorë ish-zyrtarët e komunës Ishëm, të akuzuar për abuzimet me pronat në Gjirin e Lalëzit.Sipas dosjes hetimore Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm, gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike me shtetasit Myftar Lumneshi, Artur Farruku, Kastriot Murati dhe Besmir Agasi. Veç Ibrahimit, gjykata e Durrësit ka dënuar me dy vjet e 6 muaj burgim Shpresa Mërdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish-Komunën Ishëm.

Ky dënim me burg është pezulluar duke e vendosur Mërditën në shërbim prove për një periudhë prej 3 vjetësh. Dënim ka marë dhe Enver Shima, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm, i cili është dënuar me 3 vjet burgim. Por nga ky dënim i kanë mbetur dhe 9 muaj, dhe këtë periudhë gjykata ja ka konvertuar me 18 muaj në shërbim prove.

Me 9 muaj burgim është dënuar Ornela Shemlikaj, me detyrë sekretare arshive protokoll në ish-Komunën Ishëm, e akuzuar për Shpërdorim detyre dhe sipas vendimit të gjykatës ky dënim është konvertuar në 18 muaj shërbim prove.

I pandehuri Gjergji Çeri, është dënuar me 5 muaj burgim por ky dënim është konvertuar në 10 muaj shërbim prove. Me të njëjtin dënim është deklaruar fajtor dhe Bujar Bahrushi,i cili sipas hetimeve ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.
Ruzhdi Alla dënohet me 10 muaj burgim, por ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e konvertuar dënimin me burg në shërbim prove për një periudhë 20 mujore.

Ndërsa i pandehuri tjetër Fadil Hoxha,i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave” është deklaruar i pafajshëm nga gjyqtari i çështjes, Petraq Çuri. Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e 3586 m2, në emër të shtetasit Bujar Barushi, 4350 m2, tokë në fashtin Bizë në emër të Rruzhdi Alla, aktualisht në emër të të dyja këto sipërfaqe Paulin Mlera.Konfiskimin e 2000 m2 tokë në emër të Gjergji Çerri, aktualisht në emër të shtetasit Vaeld Zhezha si dhe konfiskimin e aksioneve të shoqërisë “Eco Alba Group” të hrregjistruar në 8 shkurt 2012 në emër të italianit Valerio Bonnano, më seli në fshatin Rrotull, përballë Shkollës Fillore, të Komunës Ishëm, Durrës, e cila është rregjistruar në emër të Myslym Koni.

Hetimi i udhëhequr nga prokurori Afrim Shehu ka ngritur akuza edhe për zyrtarët e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës, të cilët dyshohet se jo vetëm kanë kryer veprime regjistrimi në kundërshtim me ligjin, por kanë qenë gjithashtu në dijeni të falsifikimeve. Një përgjim i Prokurorisë së Durrësit i qershorit 2019 ekspozon zhdukjen e referencave të regjistrimit të pasurive nga arkiva e hipotekës, bashkë me 30-40% të dosjeve fizike.

“…Dëgjo këtu, dosjet kanë një problem. Gati 30-40% e këtyre kanë ekzistuar dosjet, mirëpo fizikisht nuk janë më në arshivë. Ndodhen nëpër bagazhe makinash…,”-thuhet në bisedën e përgjuar. Bashkëbiseduesi, i cili nuk identifikohet në kërkesën e Prokurorisë i përgjigjet se:“ …t’i verifikojnë, ne do t’ua rikrijojmë. Është problemi i zyrës, nuk është i qytetarit”.

Artikulli paraprakI KTHYER PARA 2 DITËSH NGA ITALIA, POR S’ISHTE VETËKARANTINUAR, KAPET NGA POLICIA ,NJOFTOHET AMBULANCA
Artikulli tjetërROJET BREGDETARE TURKE SHPËTOJNË 125 EMIGRANTË NË BRIGJET E EGJEUT