Pas gjykimit të tij në Shqipëri dhe shpalljes fajtor Mark Frroku i është drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut me prtendimin se i ishin shkelur të drejtat e tij.

Gjykata e Strasburgut e ka refuzuar dje kërkesën e tij dhe të Kristjan Marinajt për t’u shpallur si persona, të cilëve proceset gjyqësore u janë zvarritur tej afateve të arsyeshme.

Ish-deputeti i Kuvendit shqiptar Mark Frroku, që tashmë po vuan në Shqipëri vitet e burgut për disa krime të natyrës financiare, ka marrë dje një vendim nga Gjykata e Strasburgut.

Në fakt, nuk ka paditur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut shtetin shqiptar. Ai i është drejtuar Strasburgut më 21 shtator të vitit 2010 kundër shtetit belg.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut njoftoi dje se më datë 6 mars 2018, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët Robert Spano (kryesues), kanë marrë në shqyrtim padinë e dy qytetarëve shqiptarë.

Bashkë me këtë njoftim, ajo ka zbardhur edhe vendimin e marrë duke rrëzuar padinë e Mark Frrokut dhe Kristjan Marinajt.

Artikulli paraprak19-VJEÇARJA I JEP FUND JETËS ME FOTOKSINË
Artikulli tjetërPARA GJYQIT SHQIPTARI QE VRAU GRUAN DHE DHE TË DASHURIN E BIJËS