Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e arsyetuar për mos shkarkimin e Ilir Metës.

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur disa javë më parë që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.

Kështu vendosën 6 anëtarë të ‘Kushtetueses’ të cilët votuan kundër shkarkimit dhe vetëm një anëtar votoi pro, vetëm Altin Binaj.

Artikulli paraprakGOLEM, AMORTIZIMI I RRUGËS PROBLEM PËR INVALIDËT
Artikulli tjetërPRESIDENTI UKRAINAS: QËNDROJMË MES RAKETAVE DHE TANKEVE, ZOTOHEM SE ÇDO SULM MBI UKRAINËN DO TË JETË VETËSHKATËRRIM I PUTINIT