Gjykata:Rast fatkeq.Akuza kërkon 6 muaj burg, shpallet pa faj pediatri

Pas dy viteve gjykim në Gjykatën e Tiranës, mjeku Gurial Nasto ka arritur të marrë pafajësinë, lidhur me akuzën e “Mjekimit të pakujdesshëm” të ngritur nga prokurori Sokol Malaj, pas vdekjes në spital të një bebe 45 ditësh. Gjyqtari Arben Micko, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e mjekut specializant me 6 muaj burg, duke vendosur të shpallë të pafajshëm Naston. Nasto ka qenë mjek roje në urgjencën pediatrike në QSUT, kur pranë kësaj urgjence janë paraqitur dy prindër së bashku me beben 47 ditëshe, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje, si pasojë e gëlltitjes së një trupi të huaj, duke i mbetur në laring. Sipas vendimit të gjykatës personi që i ka futur fëmijës sferën në gojë, ka qenë fëmija tjetër i kësaj familje. Sipas gjykatës në rastin objekt gjykimi gjykata krijon bindjen se gjendemi përpara një fatkeqësie mjekësore (rast fatkeq) i cili konsiderohet ai përfundim jo i mirë dhe me rezultate të pafavorshme të mjekimit që vjen nga pakujdesia ose gabimi në mirëbesim i mjekut ose i personelit tjetër mjekësor. Më tej gjykata ka çmuar në vendimin e saj, se mjeku specializant ka patur një kujdes standart në mjekimin e pacientes. Çdo mjek pediatër në repartin e urgjencës në QSUT dhe më gjerë në rast dyshimi për trup të huaj në rrugët e frymëmarrjes do të kërkonte “RO-grafi” të mushkërive dhe konsultë të mjekut otojatër për të kontrolluar rrugët e ajrit me mjetet që ai ka në dispozicion.

Artikulli paraprakSPAHIU SHPËRTHEN NDAJ BASHËS: PAZAR, THEU BESËN, KA NJË ORË AFAT
Artikulli tjetërSHKATËRROHET GRUPI QË TRAFIKOI MË SHUMË SE 650 KG KANABIS NGA SHQIPËRIA