Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vangjush Dako disa muaj më parë paditi për shpifje kryedemokratin Basha për deklaratat që është kapur në përgjim duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe se është nën hetim nga Krimet e Rënda.

Dako kërkoi dëmshpërblim një milion lekë, por asnjë nga palët nuk ishte në seancë ditën e sotme, ndërsa gjykata vendosi rrëzimin e padisë së kryebashkiakut kundër kreut të PD.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT VRASËS ME PAGESË EKZEKUTOJNË GABIMISHT BASHKËATDHETARIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA BIE NE KATEGORINE E PARE EDHE PSE FITON NE KORÇE