Shtetasi francez Renan, Ch. që udhëtonte i dehur me motoçikletë me 106 890 euro dhe 102 dollarë të padeklaruara do të hetohet në gjendje të lirë.

Motoçikleta rezulton në pronësi të një tjetër shtetasi francez Peter Ivan, banues në lagjen 3 në Sarandë, i cili e kishte blerë këtë mjet 9 ditë më parë.

Sipas spolicisë, ai kishte hyrë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.
Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikulli paraprakKAPEN 800 KG KANABIS, ARRESTOHET SHOFERI DHE SHOQËRUESJA, DYSHOHET SE VINTE NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA LË NË FUQI LIGJIN PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE, RRËZOHEN ISH-PRONARËT