Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi ka pranuar procesin gjyqësor që “Gea Sport” ka me këtë klub për pretendimet që ka ish-presidenti i Vllaznisë Roberto Nava.

Gjyrezi thotë se ende nuk ka një shifër zyrtare për dëmshpërblimin edhe pse mendohet se është rreth 300 mijë euro. Nga ana tjetër klubi Vllaznia po përgatitet për këtë përballje ligjore për t’u mbrojtur me pretendimin për ta fituar betejën me “Gea Sport”. Gjyrezi bën të qartë se nën drejtimin e tij klubi Vllaznia ka një menaxhim ndryshe në mënyrë që të mos akumulohen borxhe të tjera. Çështja mes “Gea Sport” dhe klubit Vllaznia mendohet se do të jetë në gjykatën e arbitrazhit sepse aty është bërë padia nga Roberto Nava. Ky proces është në hapat e parë dhe pritet që deri në fund të këtij viti të mbyllet.

Artikulli paraprakOSMAN NURI TOPBASH, NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA PJESË E DEBATIT NË “STAR SPORT”