4 shqiptarë të Kosovës të akuzuar për grabitjen e dhjetëra banesave luksoze në Spanjë vitet e fundit u arrestuan nga autoritetet vendëse javën e kaluar.

Tashmë janë publikuar pamjet e operacionit të titulluar “Rinia” të cilat tregojnë shkallën e lartë të speciazimit të grupit për këto veprimtari kriminale.

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.

Si pjesë e “Operacionit Rinia” të koordinuar me Europolin, u ndaluan tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas spanjoll, ndërsa një person i pestë me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim.

Kërkimet për grupin kriminal nisën pas raportimeve se shumë banesa në zonat qendrore të Madridit dhe rrethinave po binin pre e grabitjeve pa u diktuar.

Disa prej kallëzuesve ishin futbollistë të skuadrave të njohura spanjolle si Atletiko apo Reali i Madridit.

Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.

Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të shtëpive, automjeteve dhe numrave të kontaktit, autoritetet hasnin vështirësi në gjurmimin e lëvizjeve të tyre.

Mësohet se autorët bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.

Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.

Një nga krerët e bandës mendohet të jetë shqiptar i njohur nga autoritetet edhe në vitin 2007 për vjedhjen me dhunë të një biznesmeni dhe producenti spanjoll.

Artikulli paraprakTRENI SHPËRTHEN NË FLAKË, TIFOZË TË EKIPIT TË FUTBOLLIT TMERROHEN
Artikulli tjetërDIGJET ÇATIA E CAVALLERIZZA, TRASHËGIMI E UNESCO-S